Salah është magjistar, Liverpuli triumfon me përmbysje. Çelsi e mbyll vitin me shëtitje

Liverpuli dhe Çelsi e kanë mbyllur vitin me fitore, duke marrë tre pikë të rëndësishme sot, në ndeshje që nuk duhej t’i gabonin. Ngjeshja në krye është e frikshme dhe çdo gabim kushton shtrenjtë në garën për një vend në Champions League, duke parë që vendi i parë nuk kapet më.

Liverpuli vuajti shumë në fitoren 2-1*ndaj Lesterit Sitit në formë, që shënoi në pjesan e parë dhe i hapi shumë probleme mbrojtjes së The Reds. Megjithatë, këtë sezon Liverpuli ka kryer një superblerje si Mohamed Salah, me egjiptianin që shënoi dy gola të artë në pjesën e dytë dhe i dha fitoren skuadrës së Jyrgen Klopit.

Krejt ndryshe në Londër, ku Çelsi u zbavit duke fituar 5-0 ndaj Stouk Sitit. Rydiger, Drinkuotër e Pedro shënuan që në pjesën  e parë, Uillian dha dy asiste dhe shënoi në pjesën e dytë, kur Zapakosta mbylli llogaritë, ndaj një rivali që luajti pa shumë titullarë, duke menduar për të hënën kundër Njukasllit. Eden Hazard e nisi nga stoli, ndoshta ndëshkim për belgun, pas fjalëve të të atit se nuk po rinovon ngaqë dëshiron të shkojë te Reali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online