Sakrifica e rrallë e “ultrasit”, një javë më shumë në burg për Totin!

Françesko Toti ka publikuar autobiografinë e tij “Un Capitano”, ku tregon detaje interesante dhe shumë të bukura nga karriera e tij e gjatë. 41-vjeçari u tërhoq vitin e kaluar nga futbolli dhe Roma e tij, me të cilën zhvilloi gjithë karrierën.

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë vitit 2006, kur ish-kapiteni legjendar i Romës do të vizitonte një burg të kryeqytetit italian. Një vizitë e shkurtër me qëllimin për të mbledhur para për bamirësi dhe fjalët u përhapen shpejt dhe morën dhenë.

Të burgosurit do të kishin mundësi të takonin Totin dhe kjo ishte një gjë fantastike. Mbi të gjitha, për njërin prej tyre, i cili ishte një tifoz i thekur i ish-numrit 10-të. Me të marrë lajmin e bukur, personi në fjalë nuk humbi kohë dhe i bën një kërkesë të veçantë drejtorit të burgut.

Toti do të vizitonte burgun në muajin dhjetor, por dënimi i personit në fjalë mbaronte një javë përpara vizitës së kapitenit të Romës. Kërkesa ishte e thjeshtë: “Ju lutem, më mbani dhe një javë më shumë këtu, sepse dua të takoj Françesko Totin”. U tha u bë! Tifozi i zjarrtë e shpjegonte kështu vendimin e tij për të qëndruar një javë më shumë në burg.

Nëse do të jetoja dhe për 100 vite të tjera, nuk do të kisha më një shans si ky për të takuar dhe bërë një foto me Totin…”, episod, i cili është treguar nga vetë 41-vjeçari në librin e tij autobiografik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online