Safet Gjici ka krijuar dyshime për garën e pastër në Superiore duke supozuar për një ndihmë që po i vjen Tiranës nga ekipet e tjera. Kjo duke marrë si shembull dy fitoret e fundit të bardhebluve, atje ku pritej edhe ndalja e tyre.
Për ta nisur që me transfertën e Ballshit, ku më herët kishte fituar vetëm Skënderbeu në një ndeshje të çmendur. Ndërkohë që Tirana ia doli fare lehtë që të fitonte, për të vazhduar në këtë mënyrë edhe ndaj Luftëtarit. E njëjta skuadër që i hapi shumë probleme Kukësit, do të dorëzohej e gjitha para bardhebluve. I ftuar në emisionin “Sport News Plus”, Safet Gjici ka lënë të nënkuptohet për tolerime ndaj Tiranës.
TITULLI KAMPION – Po vazhdojmë mirë, po fitojmë ndeshjet e radhës. Në fund bëhet bilanci, pavarësisht se Tirana është 9 pikë. Kemi edhe 8 ndeshje në lojë, do ia lemë fushës. Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar të gjitha ndeshjes. Pastaj do t’ia lemë bilancit në fund se kush do jetë kampion.
PREMIO PËR RIVALËT– Nëse ka Nexhipi dhe klubi të bëjnë më të mirën e mundshme. Duhet të jepen ato paratë. Klubi dhe Nexhipi, po kanë para le ti japin.
DYSHIMET – Ballshi ishte i çakorduar. Edhe Gjirokastra ndryshe luajti me ne, ndryshe me Tiranën. Kampionati i çuditshëm. Ekipet nuk duhet të presin premio. Më la shije shumë të hidhur Bylisi. Kjo është e çuditshme. Nuk është konkurencë e drejtë deri në fund. Ne do të shohim punët tonë. Nuk mund të them se ka pasur aleanca Tirana, por unë them qe Bylisi dhe Luftëtari më çuditi. Neve na vendosën në vështirësi të jashtëzakonshme.
Nuk ndodhi e njëjta gjë në Gjirokastër ndaj Tiranës. Të fitojmë ndeshjet tona një nga një, të tjerët le të japin premio po kanë mundësi. Lejohen. Ne shikojmë çfarë ndodh në fushë. Tirana vërtet ka ekip, po mua këto gjëra më duken të çuditshme. Ekipi dhe trajneri e dinë shumë mirë se ne kemi një objektiv dhe do të bëjnë gjithçka për të realizuar këtë ekip. Po e arritëm, edhe trajneri dhe ekipi ka kryer objektivi. Nëse nuk e arrin, kuptohet.
SFIDA NDAJ PARTIZANIT– Sot ishte një ndeshje e mirë, pavarësisht se nga fundi i pjesës së dytë, pati disa luhatje mbrojtja e Kukësit. Në përgjithësi ndeshja ishte shumë e luftuar. Nuk e prisja Partizanin në këtë gjendje. Që një ekip kampion të rrezikojë për “Play-Out”. Ndoshta nga menaxhimi dhe problemet e tjera që mund të ketë. Është e palogjikshme që me lojtarët që ke dalë kampion të rrezikosh daljen nga kategoria.
MUNGESA E TIFOZËVE– Futbolli luhet për tifozët. Ne jemi mësuar gjithsesi kemi gati 2 vite, protokolli ishte brenda standarteve, nuk ka pasur probleme në këtë aspekt. Kanë qenë masa të rregullta.
SITUATA FINANCIARE– Pandemia na ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik, të gjithë klubeve. E rëndësishme është që nuk kemi pasur viktima në futboll. Të tjerat vijnë më mbrapa. Financat patjetër që janë dëmtuar. 2 muaj e gjysëm ngelën sportistët në shtëpi. Në si çdo klub i kemi marrë masat për ta kaluar me sukses këtë situatë.
KUPA E SHQIPËRISË – Nuk do e shpëtonte sezonin Kupa. Ne luftojmë për titullin kampion, por kjo nuk do të thotë që të lëshojmë Kupën. Fieri është një ekip për t’u marrë në konsideratë. Do i jepja këshillë klubit që mos ta nënvlerësojmë sepse Apolonia është një ekip shumë i mirë”, u shpreh Gjici. /Sport Ekspres/