“Mund të aludoni çdo gjë”, Ardian Mema i përgjigjet Safet Gjici: Problemi është te vetja, fito që të ndjekësh Tiranën

Safet Gjici ka hedhur akuza indirekte në emisionin “Sport News Plus” duke u shprehur se ka disa dyshime për mënyrën sesi paraqiten në garë ekipe si Bylisi dhe Luftëtari ndaj Tiranës, për të lënë të nënkuptohet rreth tolerimeve. Ndërkohë përgjigja ka ardhur e menjëhershme nga ana e Ardian Memës, ish-trajnerit të bardhebluve. I ftuar në të njëjtin emision i është kundëpërgjigjur Gjicit për t’i treguar se nëse Kukësi kërkon titullin kampion atëherë duhet të fitojë ndeshjet e tij.

“Secili mund të aludojë për çdo gjë. Jo çdo gjë që themi është e vërtetë. E kam parë Tiranën dy ndeshje. Kukësi ka dalë barazim me Luftëtarin në fazën  dytë, Tiranën e mobilizon Kukësi. Në futboll secili ka mendimin e vet. Nuk e mendoj këtë për Tiranën. Bylisit i kanë ikur 4-5 lojtarë. 4-5 lojtarë bëjnë diferencën. Tirana e gjeti të papërgatitur Bylisin.

Duke qenë se 2-3 muaj është ndërprerë kampionati, nuk e di se si janë stërvitur. Tirana në Ballsh e komandonte të gjithë lojën. Ndryshe nga Kukësi, Tirana i shfrytëzoi të gjitha mundësitë. Edhe Kukësi pati raste ndaj Luftëtarit. Problemi është dhe te vetja jote. Që të jesh ndjekës i denjë i Tiranës duhet të marrësh dhe ti rezultatet. Është e kotë. Tirana ka fituar 12-13 ndeshje”, ka thënë Mema. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online