“Nëse nuk të dhimbsen lekët, bëje për Partizanin! Legjenda Dosti reagon për Ramën dhe Demin: Priji biletën Sormanit

Personaliteti i Partizanit dhe figura që i ka dhënë aq shumë kësaj skuadre, Edmond Dosti, ka reaguar për situatën ku ndodhen kryeqytetasit. Humbja e 5 radhazi i ka dërguar të kuqtë në vendin që të çon në Play-Out. Gjithmonë Dosti reagon në të mirë të ndryshimeve që duhet të bëhen në ekip dhe prej kohësh është shprehur se Sormani nuk ishte zgjedhja e duhur pas Lerdës. Ndërkohë menjëherë pas humbjes 1-3 ndaj Kukësit, Dosti shkruan:

“I dashur President Demi dhe drejtor Rama, po të më kishit dëgjuar mua, nuk do të kishit arritur në këtë gjendje. President Demi nëqoftëse se nuk të dhimbsen lekët e shtëpisë, të paktën duhet të të dhimbset Partizani… boll mos u bëj kryeneç, edhe vetë ti je i bindur që nuk ke bërë zgjedhjen e duhur. Tregohu xhentil siç je në realitet, preji biletën, falenderoje çfarë ka bërë për Partizanin dhe nise per ne shtëpinë e tij! Tani është detyra juaj dhe e Ramës që të bëni autokritike për dështimin e sezonit dhe është koha që të merrni në stafin tuaj njerëz profesioniste dhe jo servila …!
Me respekt Dosti”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online