Safet Gjici e ka pengun te merkato e verës: Kukësi nuk ka ekip për të rënë nga Superiorja

Kukësi po rikthehet me Hallacin. Verilindorët kanë arritur të fitojnë ndaj Egnatias dhe Tiranës duke treguar fuqinë e tyre të reagimit. I ftuar në emisionin Sport News në News 24 ishte edhe Safet Gjici. Ky i fundit tregoi pengun që e ka te merkato e verës dhe shprehu sigurinë se ekipi i Kukësit nuk është për të rënë nga Superiorja.

“Nuk e prisnim një sezon të tillë. Bërja e një merkato të keqe, bëri që mos të kemi rezultate në fazat e para. Vendosa që të ketë merkato tjetër të dimrit. Tani jemi në rrugën e duhur. Pas fitores me Tiranën, sërish jemi në rënditje të vështirë. Stafi teknik po punon. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk duhet të themi që fituam me Tiranën dhe arritëm gjithçka. Unë besoj se Kukësi ka një rrugë të vështirë. Besoj se Kukësi do të ecë.

Nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë. Dëm të madh na ka dhënë merkato e verës. Klubi ka shpenzuar shumë, por pa ia dalë dot. Kampionati është i vështirë, shumë i vështirë, shumë konkurrues. Nuk duhet të jemi mëndjemedhenj, nuk duhet të kënaqemi me pak. Le të marrim ndeshjet nga një një. Dua të luajmë fort pasi na pret një sfidë e fuqishme. Duhet të mendojmë të grumbullojmë pikët. S’kemi ekip për rënie nga Kategoria”, tha Gjici. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online