“Sado që Mesi është legjendë këtu thërrasin: ‘Diego, Diego’”! Bulku tregon problemin në Katar: Trajnerët shqiptarë i penalizon pasaporta

Sokol Bulku ka folur në një lidhje direkte nga Katari me emisionin “Botërori Katar 2022“ që transmetohet në “Ora TV”. Ish-futbollisti shqiptar ka treguar atmosferën që tifozët argjentinas kanë krijuar në Katar, ku pavarësisht se Kombëtarja e tyre udhëhiqet nga një legjendë e gjallë si Mesi, sërish thirrjet e tyre shkojnë për Maradonën. I pyetur nëse trajnerët shqiptarë mund të drejtojnë ekipe në Katar, Bulku është shprehur se pasaporta i penalizon së tepërmi.

“Thirrjet më të zjarrta janë: “Diego, Diego”. Sado që Mesi është një nga legjendat, një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, prapë ata Maradonën nuk e harrojnë. Kam qenë në stadium te ndeshja Danimarkë-Australi. Më ka bërë përshtypje ekipi i Australisë. Ekip kompakt, stoik në detyrat e veta. Nuk doli asnjëherë në aventurë, edhe pse me një barazim ata kualifikoheshin. Më bëri përshtypje për keq Danimarka. Një ekip pa nerv, pa befasi. Ato lëvizjet e trajnerit nuk më pëlqyen. Ata e kishin si ndeshje finale.

A mund të tranojnë shqiptarët në Katar? Kam UEFA Pro dhe kam aplikuar këtu, por pasaporta na penalizon shumë. Them që me pasaportën që kemi nuk mund të vijmë dot këtu”, ka thënë Sokol Bulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *