VIDEO/ Nëse do e bënte Ronaldo do flisnin të gjithë për egoizmin e tij, momenti kur Mesi injoron Levandovskin

0

Lionel Mesi ka qenë protagonist i një gjesti që del jashtë natyrës së tij. Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes mes Argjentinës dhe Polonisë, Levandovski shkakton një goditje dënimi në dëm të “pleshtit”. Ndërhyrja nuk ka qenë e ashpër, por polaku sërish ka shkuar  t’i kërkojë ndjesë.

Levandovski i zgjat dorën dhe i flet Mesit për të shtërnguar duart, por sulmuesi i PSG-së injoron veprimin e tij. Mesi nuk e kthen kokën aspak dhe nuk i kushton vëmendje futbollistit të Barcelonës. Një gjest që nuk ndodh shpesh te 7 herë fituesi i Topit të Artë, por që ka ndezur debate në rrjetet sociale. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar, e madjë në vëmendje sillet edhe fakti se nëse një veprim i tillë do të kryhej nga Ronaldo, atëherë të gjithë do të flisnin për egoizmin e tepruar të tij. Megjithatë ky moment nuk ka ndikuar te marrëdhënia mes dy lojtarëve, të cilët janë takuar miqësisht pas ndeshjes dhe kanë biseduar me njëri-tjetrin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.