Gjysma e Francës nuk e dinte sa mbaroi ndeshja me Tunizinë, arsyeja është e pabesueshme

0

Në ditën e sotme u përsërit precendenti i Atletiko Madrid-Leverkusen në Champions League. Arbitri mbylli ndeshjen pas golit të Griezman për barazimin 1-1, por më pas riktheu lojtarët për t’i treguar se rasti do shqyrtohet në VAR.

Më pas goli u anulua dhe rezultati përfundoi 1-0. Vërtet interesant është fakti se gjysma e Francës nuk e dinte sesa kishte përfunduar takimi. Televizioni francez (TF1) u mbyll menjëherë pasi gjyqtari sinjalizoi përfundimin e ndeshjes dhe ata nisën të shfaqnin reklama.

Më pas u detyruan t’i kërkonin ndjesë shikuesve. “Të nderuar shikues. Ne u shkëputëm nga programi pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, si në të gjitha ndeshjet e tjera, për të gjetur hapësirë ??për reklama. Na vjen keq që nuk mund ta shihnit drejtpërdrejt”, thuhet në reagimin e TF1. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.