Sadiku, tani edhe Panathinaikos në garë

Mbetet mister e ardhmja e Armando Sadikut, i cili pas kthimit te Zyrihu pret vetëm të mësojë klubin e ri, sepse në Zyrih nuk do të qëndrojë.

Sulmuesi i kombëtares sonë ka shumë oferta, por të gjitha klubet refuzojnë të paguajnë shifrën e lartë kërkuar nga Zyrihu, rreth 3 milionë euro.

Tani në skenë ka dalë edhe Panathinaikosi.

Sipas gazzetta.gr, Panatha kërkon uegjentisht një zëvendësues për suedezin Markus Berg, i cili ka ikur në Emiratet Arabe, te Al Ain.

Pasi ka tentuar për emra të tjerë, tani klubi grek ka kthyer sytë nga Sadiku, lojtar mjaft i ngjashëm me Berg për mënyrën e lojës.

Natyrisht, mbetet problem çmimi i Sadikut, sepse zor se Panathinaikos do të paguajë për kartonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *