Kurier: Policia austriake u sinjalizua nga një kompani që monitoron tregun e basteve

0

Çfarë po ndodh me Kukësin? Mbrëmë, përpara nisjes për në Moldavi, ditën e sotme, delegacioni i kampionëve, është ndaluar nga policia austriake që, me urdhër sekuestri, ka përvetësuar telefonat e tetë futbollistëve, që sipas autoriteteve austriake, në hetimin e nisur, mund të kenë trukuar sfidën miqësore të zhvilluar në Kaprun, ndaj Dinamo Moskës. Ndeshje që u mbyll me rezultatin e thellë 6-0 për ekipin rus. “Po, i kanë sekuestruar telefonat disa futbollistëve”, ka konfirmuar për “Sport Ekspres” menaxheri Naim Halili. Telefonat e tetë futbollistëve, ndërkohë, kanë mbetur peng në Vjenë dhe po hetohen për të gjetur prova të mëtejshme.

“Kurier” raporton se pas përfundimit të ndeshjes, policia austriake u sinjalizua nga një kompani që monitoron tregun e basteve.

Gazeta austriake tregon se janë marrë në pyetje 8 lojtarë, trajneri dhe menaxheri i skuadrës. “Të 8 lojtarët u zgjodhën në bazë të analizës video të ndeshjes”, ka shpjeguar Andrea Holzer, Shefi i Departamentit për Krimin e Organizuar në Policinë Federale Austriake.

Drejtuesit e Kukësit kanë reaguar dhe s’kanë qenë dakord me këtë ndalim dhe konfiskim celularësh, por pas urdhërit të Prokurorisë janë detyruar që të veprojnë ashtu si është kërkuar.

Video e ndeshjes miqësore mes Dinamo Moskës dhe Kukësit, ndërkohë, është marrë nën hetim nga një grup i specializuar që do të përpiqet të gjejë prova të rëndësishme.

Ndërkohë, hetimi është vetëm në hapat e parë, sipas asaj që shkruhet në mediet austriake, duke qenë se sipas policisë kriminale, Kukësi-Dinamo Moskë mund të mos jetë e vetmja ndeshje që të

Nuk përjashtohet mundësia që ndeshja mes Kukësit dhe Dinamos së Moskës të mos jetë rasti i vetëm kur janë manipuluar ndeshjet.

 

Kurier raporton se Zyra e Luftës kundër Krimit të Organizuar ka marrë sinjalizim për aktivitet të dyshimtë bastesh në ndeshjen mes Kukësit dhe Dinamos.

Sipas gazetës austriake, bëhet fjalë për një dëm me 5 shifra për tregun e basteve, pra nga 10 mijë deri ne 90 mijë euro.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.