Armando Sadiku është kthyer sot në stërvitjen e Levantes, pas mungesës disa-ditore për dëmtimin e pësuar fundjavën e shkuar, kur u përplas keq me portierin e Espanjolit Diego Lopez, me këtë të fundit që përfundoi në spital, por edhe Sadiku e pësoi keq, sepse mori një frakturë që për fat nuk ishte shumë serioze.
Tashmë Sadiku nis punën dhe në stërvitje ka gjetur trajnerin Pako López, pasi Munjiz u pushua nga puna të dielën. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka dalë në stërvitje me një maskë për të mbrojtur fytyrën, pasi nuk është shëruar ende.
Levante është në krizë të thellë dhe rrezikon gjithnjë e më shumë kthimin në Segunda, ndaj priten urgjentisht gola nga Sadiku e Pacini, dy blerje të rëndësishme në janar.
Sadiku ya se ejercita con el grupo con protección pic.twitter.com/fxDYYscIce
— Levante UD (@LevanteUD) March 7, 2018