Armando Sadiku ka nisur periudhën e rehabilitimit, pas operacionit të kryer dhe që do ta lërë jashtë fushave të blerta për të paktën 6 muaj. Një dëmtim i rëndë i pësuar në miqësoren ndaj Herenvenit. Sulmuesi ka postuar në faqen zyrtare në Instagram edhe mesazhin për fansat dhe jo vetëm.
“Diçka e papritur më ndodhi ! Por, falë ndihmës së Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacionit ! E di që nuk do të jetë e lehtë të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë fushës . Por kush më njeh e di mirë që nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë.
Fjalët nuk më pëlqejnë shumë, por do të punoj fort të kthehem përsëri në fushën e gjelbër! Faleminderit te gjithëve për sms inkurajuese që më keni dërguar. Ju përshëndes Armando”.