Armando Sadiku nuk arriti të lërë shenjë në miqësoren e djeshme, teksa për “Supersport” e analizoi kështu: “Terreni nuk na favorizoi shumë, në lidhje me skemat që ne kishim përgatitur. Mbrojtja ishte e gjatë dhe largonte topin në çdo çast. Kjo ishte ajo që na ndëshkoi në ndeshjen e sotme. Kualiteti jonë është prezent për Ligën e Kombeve dhe këtu nuk ka dyshime.
“Kemi disa futbollistë të rinj në ekip, do të kemi edhe dy ndeshje në Qershor, që do i shërbejnë futbollistëve të rinj, për t’u ambjentuar me grupin. Kishim përgatitur diçka tjetër, pasi na mungoi dalja nga mesfusha te sulmi, pra mungonte organizatori”, tha sulmuesi i Levantes.