Sadiku dhe Polonia, aty ku Çani, Plaku dhe Balaj u ndanë me sherre!

 

Sadiku te Legia e Varshavës dhe menjëherë të vijnë ndër mend shqiptarët e tjerë që kanë luajtur në kampionatin polak të futbollit. Në fakt, duhet theksuar se duke përjashtuar Ervin Skelën dhe aventurën e tij jo të gjatë te Arka Gdyna, tre të tjerë kanë luajtur në këtë kampionat. Bëhet fjalë për Edgar Çanin, për Sebino Plakun dhe sidomos Bekim Balajn.

Të tre me ekipe të ndryshme dhe të tre aventura të nisura me gola dhe paraqitje super, por të mbyllura si mos më keq, mes polemikash.  Historia më e dhimbshme është ajo e Plakut, sigurisht, që mbeti skllav i Slaskut, duke qenë se kishte një kontratë me këtë skuadër. Plaku do të fitonte gjyqin e tij me këtë klub dhe do të përfitonte edhe para si dëmshpërblim për shkelje të së drejtave të njeriut.

Ndërkohë, edhe Çani pati shumë probleme financiare te Polonia. Edhe pse do të shënonte 13 gola në Varshavë, në fund u nda me sherr dhe akuza të forta, pasi nuk u pagua prej muajsh të tërë. Arriti të çlirohej nga situata e vështirë, ndërsa Polonia e Varshavës ra në kategorinë e tretë pasi falimentoi.

Ndërkohë, sa i përket Balajt, që u huazua nga Slavia Pragës te Jagiellonia, pasi shënoi gola dhe zhvilloi ndeshje të mira, u nda me polemika duke qenë se një gol i gabuar përpara portës bëri që verdhekuqtë të mos arrinin në Europë. Një tjetër shqiptar në Poloni ishte Besnik Hasi, por ky i fundit vetëm sa stërviti. Në fakt, ironia e fatit do që pikërisht te Legia e Varshavës të stërviste dhe të provonte të fitonte titullin, por pas vetëm një faze do të shkarkohej, për shkak të rezultateve shumë të dobëta dhe për faktin se në Europën, Legia zhgënjeu totalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *