“Saburtalo ka vlera, mos të kemi entuziazmin e tifozëve”! Mehmeti paralajmëron lojtarët e Partizanit, nuk është mbyllur ende

Partizani do të luajë nesër në ndeshjen e kthimit kundër Saburtalos. Të kuqtë vijnë pas fitores në transfertë me shifrat 0-1 falë golit të Carës me asistin e Skukës. Mehmeti kërkoi në konferencën për shtyp që të ul me këmbë në tokë lojtarët, për t’i paralajmëruar se nuk është mbyllur ende asgjë.

“Çdo ndeshje ka vështirësi dhe ndeshjet kanë histori të ndryshme, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për shkallën e vështirësisë dhe të japim maksimumin për nesër, të interpretojmë ndeshjen në mënyrën e duhur. E kam shprehur gjithnjë problemin para portës, jo vetëm në lidhje me ndeshjen ndaj Saburtalos, diferencat bëhen nga detajet. Duhet të kemi parasysh se e njohim kundërshtarin dhe kanë lojtarë të mirë, punojnë mirë me akademinë dhe elementët e rinj. Ka lojtarë që luajnë me kombëtaren dhe shpresat, kanë vlerat e tyre. Por, edhe ne kemi vlera, e dimë çfarë do të bëjmë nesër. Luajmë para tifozerisë dhe është një shtysë e madhe, mos të kalojëm në entuziazmin e tifozerisë dhe të interpretojmë mirë ndeshjen.

Shënuam shpejt në pjesën e dytë, patëm edhe dy-tre momente para se kundërshtari të na vinte në vështirësi. Nuk ka trajner që kërkon që skuadra në 10 minutat e fundit të luajë poshtë, por kjo vjen edhe nga vetë futbollistët dhe e kuptoj. Kam kërkuar nga skuadra që të kontrollojë topin. Ata janë më mirë fizikisht se janë në kampionat, ne jemi në 70%, shpresoj që nesër të jemi efikas. Jemi të fokusuar te skuadra jonë, e dimë forcën e kundërshtarit por edhe forcën tonë”, tha Mehmeti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online