“Për ju që nuk u lodhët asnjëherë”, Tirana me dedikim për tifozët pas eliminimit: Me Tironën edhe kur nuk fiton

Tirana u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Champions League. Dy humbje me Dudelange-n bënë që bardheblutë të ndaleshin që në turin e parë kualifikues. Tirana ka falenderuar sot tifozët për mbështetjen e pakushtëzuar që i kanë dhënë skuadrës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Duket se kampionët dëshirojnë të jenë mbështetjen e tifozëve edhe në Conference League.

“Për ju që nuk dini të humbisni kurrë! Për ju që jeni motiv i forcës sonë! Për ju që nuk u lodhët asnjëherë. Për ju që jeni oksigjeni i këtij ekipi. Për ju që brohoritët në çdo moment stemën më të bukur. Faleminderit! Me Tironën… edhe kur nuk fiton!”, shkruhet në postimin e klubit Tirana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online