Sa shumë shpërdoron Shqipëria në Kazakistan, mbyllet me rezultatin e padëshiruar ndeshja (VIDEO)

Sa shumë raste që Shqipëria ka shpërdoruar ndaj Kazakistanit! Në një ndeshje që pritej mes interesit dhe dyshimeve për shkakun e përfshirjes së shumë emrave të rinjë nga minuta e parë, kuqezinjtë nuk kanë bindur me lojën e tyre në pjesën sulmuese.

Rei Manaj ka qenë tërësisht jashtë protagonizmit të takimit, duke bërë një nga ndeshjet më të dobëta me Kombëtaren. Armando Broja ka qenë në të paktën dy raste pranë golit të parë, por fillimisht me një parabël të hequr në metrat e fundit dhe më pas me një gabim në koordinim pas gafës së madhe në mbrojtje të Kazakistanit, do të shpërdoronte mundësitë e krijuara.

Në minutat e fundit Reja zgjodhi që të fus Taulant Seferin në vendin e Rei Manajt. Kishte vend edhe për një rast flagrant të Seferit që pas pasimit të marrë nga Armando Broja me elegancë, do të bënte më të lehtën duke goditur qendrore dhe portieri i Kazakistanit e mbajti portën e paprekur. Padyshim që ky ishte rezultati i padëshiruar duke e mbyllur ndeshjen 0-0 ndaj një kundërshtari që duhej të kishim fituar. /Sport Ekspres/

Shqipëria e ka nisur përballjen kundër Kazakistanit në Ligën e Kombeve, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë shumë ndryshime në formacionin zyrtar, atje ku luajnë talentet e reja nga minuta e parë si Broja, Kallaku dhe Kumbulla. Kjo është fytyra e Shqipërisë së re dhe për këtë arsye interesi i tifozëve është shumë i lartë për të parë të ardhmen e Kombëtares tonë.

Trajneri Reja ka zgjedhur që të ndërthur një grup të ri lojtarësh me futbollistët e tjerë që kanë garantuar siguri në takimet e fundit të Shqipërisë, për t’i provuar në transfertën e Kazakistanit. Ku do të shkojmë me këta futbollistë? Fjalët mbarojnë dhe fusha duhet të flasë. Sot është prova e parë! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online