Krahas klasikes së Vllaznisë dhe Tiranës, në ditën e sotme është zhvilluar edhe përballja mes Teutës dhe Luftëtarit. Bluzinjtë po konfirmojnë edhe njëherë krizën e madhe në të cilin gjenden, ndërsa janë dorëzuar tërësisht në pjesën e parë.
Me shifrat 3-1 është mbyllur kjo përballje, që nuk lë shumë për të komentuar sa i përket historisë së saj. Goli i parë erdhi nga Nikaç, duke e dërguar topin në rrjetë me kokë pas një krosimi fantastik nga krahu i djathtë. Ndërsa në rastin e golit të dytë, do të ishte Veçaj që nuk mund të falte një dhuratë nga mbrojtja e Luftëtarit.
Kryevepra do të realizohej nga një distancë e largët, me kordinimin perfekt të Avdylit, ndërsa realizimi i Filit shërben vetëm sa për statistika. /Sport Ekspres/
Teuta-Luftëtari 2-0 (Nikaç, Vecaj, Avdyli/ Fili)
Teuta: Frashëri, Kouros, Arapi, Hoxha, Todorovski, Avdyli, Aleksi, L.Vila, E.Vila, Vecaj, Nikaç
Luftëtari: Paiteris, Dushkaj, Lala, Isufi, Prikas, Rapo, Hilgen, Açka, Lika, Renja, Fili