Bllokohet dalja për tifozët, priten arrestime për incidentet e ndodhura në klasiken e Superiores

Përmbledhja, Vllaznia-Tirana 0-2 (Halili 57′, Ngo 59′)

E fundit/ Shefi i sigurisë së stadiumit bllokon portat e daljes për tifozët nga Loro Boriçi. Priten arrestime për disa precedentë jo normalë që ndodhi gjatë ndeshjes.

90’+5′ Përfundon Vllaznia-Tirana 0-2. Bardheblutë kishin 4 vite e gjysmë pa fitore në Shkodër. Por nuk është kjo e keqja më e madhe për vendasit, pasi pritet një dënim i rëndë duke parë gjithë shishet që janë hedhur në fushë, ndërsa kishin si destinacion lojtarët bardheblu dhe në një rast kanë prekur anësorin. Gjithashtu edhe një tifoz ka hyrë në fushë në minutën e 85.

90′ Përballja vazhdon mes tensionit duke parë se kanë ngelur vetëm pak minuta. Ka pesë minuta shtesë.

85′ E pamundur të vazhdohet. Goditet me shishe edhe anësori i takimit.

82′ Tensioni arrin kulmin. Shumë shishe të hedhura në drejtim të lojtarëve të Tiranës, bën që Enea Jorgji të ndalojë përkohësisht takimin. Trajneri Jonuz fton lojtarët e Vllaznisë që të qetësojnë tifozët.

75′ Minuta të qeta në fushën e lojës, dy golat për dy minuta kanë ndikuar për nivelin e lojës.

68′ Pritje fantastike nga Ilion Lika pas një gjuajtjes së bukur së Gilman Likës nga 17 metra distancë.

59′ Dy gola në dy minuta. Këtë herë është Ngo që dërgon topin në rrjetë, me Vllazninë që është demoralizuar. Trajneri Jonuz pyet të tijët se çfarë është duke ndodhur. Vllaznia-Tirana 0-2.

57′ Zhbllokohet takimi. Pas një krosimi nga krahu i majtë, Gurishta e fal golin për Halilin, që i vetëm përballë Sherrit nuk mund të gabojë. Vllaznia-Tirana 0-1.

51′ Sërish momente tensioni. Lika kërkon penallti pas një ndërhyrje në zonë, por arbitri vazhdon lojën. Si asnjëherë më parë shpërthen edhe trajneri Jonuz, ndërsa tifozët hedhin shishe në fushë.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0. Një shkëndijë nga Zogaj në minutat e fundit, por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtësit e Tiranës.

40′ Qetësohet situata në tribuna, ndërsa në fushë është e përqendruar loja në tribunë.

33′ Minuta që fokusohen te tifozët. Ka përplasje dhe ofendime në distancë.

30′ Teksa stadiumi po dhuronte spektakël, një veprim aspak i nevojshëm i Dokës për të vonuar lojën dhe duke mos i dhënë topin kundërshtarëve, ka irritur tifozët e Vllaznisë.

25′ Trajneri Jonuz i bën thirrje lojtarëve të Vllaznisë që të hidhen në sulm dhe të mos e lënë Tiranën që të afrohet në zonën e tyre.

20′ Tirana mbetet në sulm dhe ishte momenti që Osmani të vinte në panik mbrojtjen vendase, që e largon topin pa përfunduar në portë.

18′ Gjuajtja e parë e rrezikshme në portën e Vllaznisë pasi Kales iu la hapësira në qendrën e zonës. Por Sherri tregohet në lartësinë e duhur.

8′ Një moment i diskutueshëm në zonë pas duelit në zonë mes Emerson dhe Çelhaka. Jorgji vazhdon lojën!

5′ Minuta të qeta në fushën e lojës me protagonistët që studiojnë njëri-tjetrin, por shumë e zjarrtë atmosfera në tribuna. Duket sikur të luajë Kombëtarja!

1′ Nis takimi.

Përpara ndeshjes

Klasikja dhe ndeshja që ka kryeqendrën e vëmendjes së javës së tretë në Superiore është ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës. Formacionet zyrtare janë të bërë të ditura tashmë, ndërsa tek shkodranët nuk ka shumë surpriza. Të njëjtën gjë nuk mund të themi te Tirana, që pavarësisht se pritej nisja e Vangjelit si titullar, do të jetë Doka nga minuta e parë.

Sa i përket biletave të shitura, janë rreth 5.000 tifozë që do të jenë në stadium. Një tjetër e dhënë vërtet interesante, është se në Shkodër do të ndodhen edhe shumë femra, për të treguar edhe njëherë kulturën e lartë, se ky sport pëlqehet nga të gjithë dhe këtu nuk ka dallim të gjinisë. /Sport Ekspres/

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Shtubina, Krymi, Hygor, Emerson, Kruja, Lika, Zogaj

Tirana: Lika, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Celhaka, Hasani, Cale, Halili, Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online