Alvaro Morata është vërtet i pafat, sepse pas largimit nga një Çelsi plot probleme, sulmuesi spanjoll e ka nisur vitin tek Atletiko, me 2 gola… të anuluar!
Filimisht Morata i shënoi Real Madridit, si “ish”, por VAR ia anuloi mes polemikave pa fund.
Teknologjia po bëhet gjithnjë e më vendimtare, tashmë edhe në Champions, aty ku Morata shënoi sërish ndaj një ish-skuadre të tij, Juventusit.
Sapo u fut sot, Morata zhbllokoi sfidën me një gol të bukur me kokë, por rrëzimi i çuditshëm i Kielinit bëri që arbitri të konsultohej me teknologjinë dhe të vendoste anulimin e golit.
La fuerza que tiene Morata en el dedo índice provoca un sunami en la costa californiana.
Ni con este fenómeno de la naturaleza se puede parar al @Atleti
Vía @RobertHattrick pic.twitter.com/Uba2zgELkW— Atletifacts (@choloencasa) February 20, 2019
Tension maksimal në Wanda Metropolitana, akuza e ironi pa fund ndaj Juventusit dhe UEFA-s.
Në fund drejtësia u vendos në vend, Atletiko fioti bujshëm 2-0, por Morata mallkon fatin, goli mbetet ende peng i VAR!
To VAR,
Yours sincerely, Diego Simeone pic.twitter.com/Wic1D97tST
— Seán Walker (@SeanWalkerSport) February 20, 2019