Rusia e ka nisur me një fitore bindëse 2-0 kundër Zelandës së Re Kupën e Konfederatave.
Gjithçka sipas parashikimeve, sepse Rusia organizatore ishte tepër superiore ndaj një rivali modest, që ka meritën e vetme që dominon në Oqeani, aty ku nuk ka rivalë.
Goli i parë, në minutën e 32-të, ishte një autogol në rrëmujë e sipër në zonën e Zelandës së Re, me Boksall që preku i fundit topin.
Në pjesën e dytë Rusia administroi qetësisht, derisa Smolov mbylli llogaritë në minutën e 69-të.
Start perfekt për rusët, që duan të shkojnë deri në fund, ndërsa Zelanda e Re duket pa shpresa për pikë.