Rusi, skandal racizmi nga tifozët e Torpedos

Fushatat janë të shumta. Fifa, klubet, lojtarët, madje dhe qeveritë janë angazhuar në luftën kundër racizmit.

Gjithsesi fenomeni negativ mbetet. Kjo u konfirmua në Rusi, aty ku tifozët e Torpedos së Moskës kanë kontestuar klubin pas blerjes së lojtarit me ngjyrë, Erving Botaka-Joboma. Protesta pati menjëherë impakt, për keq!

“Ngjyrat tona janë të zeza, por në skuadër duam vetëm të bardhë”, ishte thirrja skandaloze e tifozëve. Pronari i klubit të Ligës së dytë ruse, Avdejev i doli menjëherë në mbrojtje lojtarit.

Në mbështetje të mbrojtësit u shpreh edhe Shoqata Ruse e Futbollistëve. Kjo e fundit i quajti “idiotë” ultrasit e grupimit “Zapat-5”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *