Uejn Runi ka gjetur vetveten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa që prej korrikut ka arritur të shënojë plot 12 gola me fanellën e DC Junajtid. Dy të fundit i realizoi një ditë më parë në fitoren 3-1 kundër Nju Jork Siti.
Filth. @LuchoAcosta94 ?? @WayneRooney. ?#DCU | #DCvNYC 1-0 pic.twitter.com/ySspwwO2jF
— D.C. United (@dcunited) October 21, 2018
Sulmuesi anglez shënoi golin e parë që në minutën e tetë, ndërkohë që në të 74’ nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë. David Vija realizoi për miqtë, por ishte sa për statistika. Festë për DC Junajtid dhe Runin, pasi siguruan pjesëmarrjen në “play-off”.
Keep. It. Rollin'. #DCU | #DCvNYC 3-0 pic.twitter.com/nOoyxW8gFo
— D.C. United (@dcunited) October 21, 2018
Ish-lojtari i Mançesterit ka dhënë një kontribut të madh, teksa jo vetëm ka shënuar 12 gola, por edhe ka asistuar në gjashtë gola të shokëve të skuadrës. DC Junajtid në korrik ishte në vendin e fundit dhe gradualisht i ngjit në renditje.
Edhe Los Anxheles Galaksi është një hap larg “playoff”-it. Ibrahimoviç i hapi rrugë fitores kundër Minesotas, teksa shënoi golin e parë të takimit gjysmë ore pasi kishte nisur ndeshja. Në fund takimi u mbyll me rezultatin 1-3 në favor të skuadrës së suedezit.
LA Galaksi është vetëm tre pikë larg fazës “play-off”. Ata duhet të fitojnë të dielën kundër Hjuston Dinamo në shtëpi dhe në letër duket një ndeshje e kalueshme, pasi edhe kundërshtari nuk ka ndonjë objektiv.
https://www.facebook.com/MLS/videos/753649141637904/