Rumenige: Levandovski qëndron, askush nuk na i vjedh dot yjet

Për të qëndruar në elitë duhet ta tregosh forcën në çdo drejtim, në fushë, por edhe në merkato. Nëse blen një fenomen është goditje e madhe, por nëse i reziston çdo oferte për një yll që ke në skuadër, atëherë demonstrimi i forcës është i dyfishtë.

Kohët e fundit në Gjermani është folur shumë për të ardhmen e Robert Levandovskin, sulmuesin polak i cili në shkurt ndërroi prokurator dhe kaloi te Pini Zahavi, i cili ka marrëdhënie të shkëlqyera me Realin. Kaq u desh që akordi mes sulmuesit dhe klubit madrilen të bëhej gjë e kryer, pavarësisht se presidenti Florentino Perez i dërgoi një mesazh Rumeniges për të siguruar se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Zahavin.

Tani Bajerni mbyll çdo diskutim: Levandovski do të qëndrojë. Ka qenë vetë Rumenige, i cili në një intervistë për Kicker, ka “blinduar” yllin e Polonisë: “Dihet që mua më pëlqen të vendos baste, ndaj e pranoj bastin që Levandovski do të qëndrojë te Bajerni 100%”.

E ka seriozisht Rumenige, duke kujtuar edhe një ngjarje të një dekade më parë, kur Çelsi u fiksua pas Riberisë: “E kujtoj gjithnjë me kënaqësi çfarë ndodhi me Riberinë. Na erdhi një ofertë e çmendur nga Çelsi, një propozim jashtë logjikës së tregut në atë kohë,por refuzuam”.

Bëhet fjalë për 80 milionë euro, që ngjajnë si 150-200 milionë tani, por Bajerni refuzoi dhe më pas nisi marshimin për në majat e Europës. Prej vitit 2010 klubi bavarez ka fituar një herë Champions League dhe ka shkuar në gjysmëfinale në 6 nga 8 edicionet e fundit. “Që nga ajo sitë, bota e mori vesh që kundër dëshirës së Bajernit askush nuk mund të blejë një lojtar nga ne”, përfundon Rumenige.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online