Rrugëtimi magjik i ndikuar nga përsëritja e numrit 3!

Tri edicione të luajtura (dy eliminatore Botërori dhe një Europian), tri stadiume shqiptare të provuara (“Qemal Stafa”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi”), por edhe fitorja e parë dhe e fundit me tri gola. Sa shumë emocione në 5 vjet e gjysmë

Nga Anton Cicani

“Kërkoj ndjesë që nuk e flas gjuhën tuaj”… Nisi kështu gjithçka, në atë sallë të vogël, që shpesh i është dukur shumë e madhe, por në raste të tjera shumë e ftohtë, apo kritikuese… Kështu është puna e një trajneri, që gjykohet për rezultatet më së shumti, por edhe për raportet me drejtuesit e futbollit të atij vendi ku edhe është emëruar trajner…

Ishte dhjetori i vitit 2011 dhe kombëtarja kuqezinjtë kërkonte ringritjen dhe diçka ndryshe. Një revolucion, me shpresën që të mos kthehej në një tjetër bast të humbur. Ishte basti më i mençur i presidentit Armand Duka, një “biznes” siç do të thoshte vetë trajneri italian, duke qenë se kualifikimi në Europian solli rreth 8 mln euro në arkat e FSHF-së, që disa nga ato i investoi në struktura. Por, aspekti ekonomik është një temë e cila tani nuk ia vlen të diskutohet.

Xhani de Biazi premtoi se do të sillte përvojën e tij, por me punë do të arrinte shumë. Madje, vonë do të zbulonte edhe një letër, ku i thoshte futbollistëve se nëse më ndiqni, do të arrijmë gjëra të mëdha. i arriti, duke shkuar në Europian, edhe pse ju deshën plot katër vjet. Por, më mirë vonë se sa kurrë, thotë populli… Nuk ishte aspak e lehtë, përkundrazi. Gjatë rrugëtimit u has me humbje, fitore, kritika, rreziqe, e deri te dorëheqja apo edhe shkarkimi. Nëse shkruan një libër, sigurisht që do të duhej të ishte voluminoz. Ndoshta, jo aq sa Komedia Hyjnore të cilën përmendi në konferencën e fundit për shtyp, por që i afrohet vëllimit të “Parajsës”, sepse e tillë ishte arritja kuqezi në Francë 2016. Por, në këto pesë vjet e gjysmë dhe në tre edicione (kualifikueset e Botërorit 2014, kualifikueset e Europianit dhe faza finale e Francë 2016, kualifikueset e Botërorit 2018). Tre etapa të rëndësishme dhe mes tyre, qershia mbi tortë.

https://www.youtube.com/watch?v=kyhpyOfSJkM

24 miqësore – Me Xhani de Biazin në stol, numri i miqësoreve, duke përjashtuar sfidën vëllazërore Kosovë-Shqipëri, ka qenë mesatarisht 5 në vit, çka do të thotë më shumë se 1 në dy muaj. Sigurisht, italiani ishte i fiksuar pas eksperimenteve dhe për këtë arsye kërkonte me çdo kusht të luheshin miqësore, ku mes tyre ka pasur edhe lluksi, si ndaj Italisë në “Luigi Ferraris”, e mbyllur 1-0 për axurrët e drejtuar nga Antonio Konte, por edhe dy ndaj Francës, me një sukses historik në “Elbasan Arena” nga këmbët e Ergys Kaçes dhe një barazim 1-1 në Renes.  Përfshihen këtu edhe sfidat ndaj Kamerunit dhe Ukrainës. Ndërkohë, në total ishte 24 të tilla, me një bilanc prej 8 fitoresh dhe 11 humbjesh dhe 5 barazimesh.

Botërori 2014 – Pas disa miqësoresh dhe provash, Xhani de Biazi do ta niste aventurën e tij në “Qemal Stafa”, ndaj Qipros. Ironi e fatit, gjithçka nisi me 3 gola të shënuar, ashtu sikurse edhe në Haifa, në sfidën e tij të fundit me Shqipërinë. Nga një kualifikuese botërori te një tjetër, italiani largohet me një fitore thuajse identike. Por, kjo është një tjetër histori. Në ato kualifikuese, sigurisht, ajo që ra në sy ishte padiskutim suksesi në Oslo, ndaj Norvegjisë, në atë acar, ku Salihi realizoi një perlë në një skemë perfekte. E megjithatë, Zvicra na mundi dy herë, ashtu sikurse edhe Islanda. Fituam edhe ndaj Sllovenisë, në një përmbytje në “Qemal Stafa”…

Europiani 2016 – Padiskutim, edicioni më fantastik dhe emocionues i Xhani de Biazit dhe për të gjithë shqiptarët. Kaluam nga ëndrrat te tmerri i Beogradit, frika e mosrealizimit të dëshirave tona dhe, në fund, festa në Armeni, ku shënuam sërish 3 gola… Por, suksesi më i madh erdhi nga drejtësia e CAS-it, pasi në Beograd u bashkuam më shumë se kurrë dhe pritëm heronjtë kuqezinj në aeroport, në një klimë lufte që kishin kaluar. Gjithçka nisi me suksesin në Aveiro të Portugalisë, kur Bekim Balaj na dhuroi një mbrëmje të paharrueshme. Më pas, Serbia në Beograd dhe arbitri famëkeq Atkinson, apo deklaratat e UEFA-s që ishin më shumë se një “thikë”…

E kaluam me sukses edhe atë provë, për të shkuar te barazimi në përurimin e “Elbasan Arenës”, ndaj Danimarkës, me rezultatin 1-1, teksa goli i Lenjanit u barazua vetëm në fund. Më pas, një rrëshqitje e vogël, pasi morëm pikët e CAS-it, pra fitoren në tavolinë pas ngjarjeve në Serbi. Edhe pse, barazimi në Kopenhagen ishte padiskutim gjëja më e bukur. Stoikë dhe të pathyeshëm, ashtu sikurse edhe përmbysje magjike ndaj Armenisë, nga 0-1 në 2-1. Humbjet me Portugalinë dhe Serbinë krijuan pak panik, por në Erevan erdhi suksesi 3-0 që i vuri vulën edhe kualifikimit për një datë historike.

 

Shorti na vendosi në një grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. Ndeshja e parë ishte me Zvicrën, ku kuqezinjtë, të ndëshkuar edhe nga fati, u mposhtën 1-0. Më sfida e vështirë me organizatorët. Edhe këtu fati nuk ishte me ne. Pas 89 minutave pa rrjeta të prekura, një “përgjumje” e mbrojtjes u jep “Gjelave” golin e parë dhe si të mos mjaftonte kjo, në kohën shtesë shënuan edhe të dytin. Në ndeshjen e fundit, Shqipëria mposhti Rumaninë 1-0 me golin e shënuar nga Sadiku në minutën e 43, gol që na dha tri pikët e para në finalet e një Europiani, por fatkeqësisht jo vazhdimin e ëndrrës. Çështje golaverazhi apo “pakti” të pashkruar mes Portugalisë dhe Hungarisë, për të na kthyer në shtëpi, me kokën lart, teksa populli kuqezi i priti si heronj djemtë kuqezi.

Botërori 2018 –  Pas Europianit, do të niste një tjetër edicion, kualifikueset e Botërorit 2018. Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” ndaj Maqedonisë, e luajtur në dy ditë për shkak të motit të keq, përfundoi 2-1 për Shqipërinë, më pas mbërriti fitorja 0-2 ndaj Lihtenshtejnit në transfertë. Më pas po në “Loro Boriçi” mbërrin Spanja, që na mundi 2-0 në një ndeshje totalisht të dominuar. Izraeli duhej të ishte sfida e harresës së Spanjës, por më shumë se skuadrat në fushë, rezultati u vendos nga gjyqtari Ayetkin me dy kartonë të kuq dhe dy 11-metërsha kundër Kombëtares tonë, që u mposht 0-3 në Elbasan Arena. Një humbje e vështirë për t’u kapërcyer, teksa në vijim ramë edhe në “Renzo Barbera”, ndaj Italisë, por pas një takimi të luajtur super. Trajneri kuqezi nisën t’i lëkunden këmbët, por në Haifa rivendosi hierarkitë në grup, duke u hakmarrë ndaj Izraelit me një 0-3 bindës dhe të merituar, që na jep vendin e tretë, përkohësisht.

 

52 ndeshjet e De Biazit me Shqipërinë

Miqësoret

Gjeorgji-Shqipëri             2-1

Katar-Shqipëri                   1-2

Shqipëri-Iran                      1-0

Shqipëri-Moldavi             0-0

Shqipëri-Kamerun           0-0

Shqipëri-Gjeorgji             1-2

Shqipëri-Lituani                                4-1

Shqipëri-Armeni               2-0

Bjellorusi-Shqipëri           0-0

Shqipëri-Maltë                  2-0

Shqipëri-Rumani              0-1

Hungari-Shqipëri              1-0

San Marino-Shqipëri       0-3

Shqipëri-Francë                                1-0

Francë-Shqipëri                                1-1

Itali-Shqipëri                      1-0

Shqipëri-Gjeorgji             2-2

Austri-Shqipëri                  2-1

Luksemburg-Shqipëri     3-0

Shqipëri-Katar                   3-1

Shqipëri-Ukrainë              1-3

Shqipëri-Marok                                0-0

Luksemburg-Shqipëri     2-1

Shqipëri-Bosnje H.          1-2

Bilanci: 24 ndeshje, 8 fitore, 5 barazime, 11 humbje

 

Kualifikueset e Botërorit 2014

Shqipëri-Qipro                  2-0

Zvicër-Shqipëri                  2-0

Shqipëri-Islandë               1-2

Shqipëri-Slloveni              1-0

Norvegji-Shqipëri            0-1

Shqipëri-Norvegji            1-1

Slloveni-Shqipëri              1-0

Islandë-Shqipëri               2-1

Shqipëri-Zvicër                  1-2

Qipro-Shqipëri                  0-0

Bilanci: 10 ndeshje, 3 fitore, 2 barazime, 5 humbje

 

Kualifikueset e Botërorit 2018

Shqipëri-Maqedoni         2-1

Lihtenshtejn-Shqipëri    0-2

Shqipëri-Spanjë                                0-2

Shqipëri-Izrael                   0-3

Itali-Shqipëri                      2-0

Izrael-Shqipëri                   0-3

Bilanci: 6 ndeshje, 3 fitore, 0 barazime, 3 humbje

 

Kualifikueset e Europianit 2016

Portugali-Shqipëri            0-1

Shqipëri-Danimarkë        1-1

Serbi-Shqipëri                   0-0 (0-3 në tavolinë)

Shqipëri-Armeni               2-1

Danimarkë-Shqipëri        0-0

Shqipëri-Portugali            0-1

Shqipëri-Serbi                   0-2

Armeni-Shqipëri               0-3

Bilanci: 8 ndeshje, 4 fitore, 2 barazime, 2 humbje

Faza finale Europiani 2016

Shqipëri-Zvicër                  0-1

Francë-Shqipëri                                2-0

Shqipëri-Rumani              1-0

Bilanci: 3 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 2 humbje

 

19 fitore ka arritur Xhani de Biazi me fanellën e Shqipërisë, ku ato më historiket janë ndaj Francës në miqësore, por sidomos ndaj Norvegjisë në kualifikueset e Botërorit 2014 dhe ndaj Portugalisë në kualifikueset e Europianit 2016. “Qershia mbi tortë”, suksesi kundër Rumanisë në fazën finale të Europianit

2-1 rezultati më i përsëritur në 53 ndeshjet e De Biazit. Në fakt, plot 11 herë ka dalë ky rezultat, nga i cili 3 herë ka arritur të përfitojnë kuqezinjtë, ndërsa 8 të tjera janë mundur. Pas 2-1, 0-0 është përsëritur pesë herë

4-1 është rezultati më i thellë i arritur në epokën De Biazi. Miqësorja ndaj Lituanisë e zhvilluar në “Qemal Stafa”

22 humbje ka pësuar Shqipëria nën udhëheqjen e Xhani de Biazit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *