Rruga për në Champions, shpresa e fundit e Milani është… Juventusi!

Humbja e një nate më parë ndaj Torinos, e ka lënë Milanin thuajse me asnjë shpresë për të arritur Championsin. Gjithsesi, kanë mbetur në lojë edhe 12 pikë, pasi na ndajnë dhe katër ndeshje nga fundi i kampionatit.

Duke llogaritur të paktën një barazim të Atalntës mbrëmjen e sotme ndaj Udinezes në shtëpi, ose një fitore, Milani do të zbriste në vendin e shtatë.

Torino, Atalanta dhe Roma, do të jenë përpara kuqezinjve, teksa nëse marrim lapsin dhe letrën për të bërë llogaritë e javëve të fundit, kuptojmë se fatet e “djallit” i ka në dorë… Juventusi.

Po, e lexuat mirë. Juventusi është shpresa e fundit që mban gjallë mundësinë për të kapur Championsin. Bardhezinjtë janë ekipi që do të përballen me Torinon, Romën dhe Atalantën në tre javët e ardhshme.

Fillimisht, “Zonja e vjetër” do të presë Torinon për derbin e javës së ardhshme. Më pas, Roma do të presë Juventusin, ndërsa pas dy javësh në “Allianz Stadium” do të udhëtojë Atalanta. Kalendari është më i favorshëm për Milanin, por kuqezinjtë nuk kanë asgjë në dorën e tyre…

Java e 35-të

Juventus – Torino
Xhenoa – Roma
Lacio – Atalanta
Milan – Bolonja

Java e 36-të

Roma – Juventus
Fiorentina – Milan
Atalanta – Xhenoa
Torino – Sasuolo

Java e 37-të

Sasuolo – Roma
Juventus – Atalanta
Milan – Frozinone
Empoli – Torino

Java e 38-të

Roma – Parma
Spal – Milan
Atalanta – Sasuolo
Torino – Lacio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online