Superiorja do të fillojë dhe gjithçka do të përmbyllet në fushën e lojës. Megjithëse ende nuk është zyrtarizuar përfundimisht nga ana e Qeverisë, data e vendosur nga FSHF dhe klubet shqiptare për javën e parë të qershorit, kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria do të jetë e gjitha e hapur deri në fundin e majit.
Pra do të kthehet jeta normale, ku përfshihet edhe futbolli, megjithëse me kushtet e duhura për të mbajtur sigurinë dhe mos infektimin nga pandemia. Superiorja ka interes sa i përket rrugës së titullit kampion, ku pavarësisht se Tirana është 9 pikë përpara, Kukësi nuk është dorëzuar ende. E si mund të ishte? Safet Gjici e ka kërkuar titullin kampion edhe në kushte më të pamundura, ndërsa tashmë ka në mes edhe një ndeshje direkte. Më poshtë mund të gjeni edhe kalendarin për të dyja skuadrat, në betejën e tyre për të prekur shiritin i pari. /Sport Ekspres/
Java e 27
Bylis-Tirana
Kukësi-Luftëtari
Java e 28
Luftëtari-Tirana
Partizani-Kukësi
Java e 29
Kukësi-Flamurtari
Teuta-Tirana
Java e 30
Tirana-Vllaznia
Laçi-Kukësi
Java e 31
Skënderbeu-Tirana
Kukësi-Bylis
Java e 32
Tirana-Kukësi
Java e 33
Kukësi-Teuta
Partizani-Tirana
Java e 34
Vllaznia-Kukësi
Tirana-Flamurtari
Java e 35
Kukësi-Skënderbeu
Laçi-Tirana
Java e 36
Tirana-Bylis
Luftëtari-Kukësi