“Rroga dhe e dashura nuk tregohen”! Redon Xhixha flet për “jetën e re” në Qarabag: I gjej rrugët me GPS në Azerbajxhan, ja çfarë më tha trajneri këtu

Redon Xhixha ka debutuar në fitoren e Qarabag ndaj Shamakhi në shifrat 3-1. Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në minutën e 65 dhe dhuroi një paraqitje shumë pozitive. Menjëherë pas këtij takimi, Xhixha ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Kur pyetet për rrogën, lojtari e ka të qartë se pagesa dhe e dashura nuk duhet të nxirren kurrë në publik.

“Debutimi te Qarabag? Ishte kënaqësi dhe u ambientova mirë me ekipin, u kuptova mirë me ta. Mendoja se do të ishte më e vështirë afrimiteti me lojtarët, por më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Nga shtëpia ku jetoj deri te fusha e stërvitjes është rreth 20 minuta larg me makinë. Pas stërvitjes kthehemi në shtëpi. Në këtë javë të parë përdor GPS për të gjetur rrugën e stërvitjes.

Agolli ishte një legjendë këtu, jo vetëm futbollist, e donin shumë. Shpresoj që një ditë të më duan edhe mua sa donin Agollin. Biseda e parë me trajnerin? Në ditën e parë më tha: “Besojmë te ty, të kemi parë dhe të kemi ndjekur. I pëlqejmë aftësitë e tua dhe ke gjithë besimin tim”. Edhe sot më përgëzoi për ndeshjen që bëra.

Rroga këtu? E di që jemi kurioz ne shqiptarët, por është një shprehje që rroga dhe e dashura nuk tregohen. Nuk kam ardhur për para këtu, por e shoh si një mundësi të mirë për të shkuar edhe në një ekip më të mirë”, tha Xhixha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *