Rroca u tregua zotëri, por me Luftëtarin po tallen

Le ta themi nën zë: Luftëtari është piketuar për të zbritur nga kategoria! Në fakt, nuk e themi ne, e thonë në Gjirokastër, drejtuesit po binden gjithnjë e më shumë se diçka po kurdiset kundër tyre. I fajëson dot? Mjafton të shohësh Luftëtari-Teuta 2-3 dhe mendon: fat i madh që ndeshja nuk u luajt në Këlcyrë dhe gjirokastritët qenkan “delet e Perëndisë”!

Ishte ndeshja e vetme? Jo, ka plot të tjera ku Luftëtari është kthyer në tabelë qitjeje, e fundit dje, në Kamzë. Arbitër ishte Laver Alla dhe në pjesën e parë nuk pa një penallti të madhe sa kalaja e Gjirokastrës. Nuk e pa, kërkoi falje pas ndeshjes. Kështu tha Rroca, protagonist në atë moment dhe autor i golit të fitores në fundin e ndeshjes. U tregua zotëri Rroca, kur tha se “nuk e paragjykoj arbitrin, janë gjëra që ndodhin”. Dakord, ndodhin, por era ndërron drejtim ndonjëherë, jo gjithnjë kundër. Me siguri Rroca do fliste ndryshe po të kishte humbur në minutën e fundit dje.

Luftëtari nuk është Skënderbeu, Kukësi apo Partizani, por meriton pak më shumë respekt për atë që i ka dhënë Superiores vjet dhe sivjet. Meritojnë pak respekt ata që hedhin paratë, sepse janë shumë të paktë në Shqipëri budallenjtë që harxhojnë paratë e bizneseve të tyre për të mbajtur gjallë futbollin. Meritojnë pak respekt edhe lojtarët, sepse janë familjarë e ndoshta nuk paguhen prej kohësh edhe për faj të këtyre arbitrimeve plot gabime “njerëzore”. Me apo pa dashje, disa arbitra po tallen me një qytet të tërë, kjo është e vërteta. Nëse arbitrat tallen, do të thotë që gjithçka vjen erë dhe bëjnë mirë t’i thonë Luftëtarit të gjorë: “Zbrit nga Superiorja, boll na bezdise, se është e lodhshme të bësh 3 orë rrugë nga Tirana deri në Gjirokastër!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online