Nga Klaudio Ndreca
Nuk ishte vetëm humbja e Kukësit, por e Superiores. Eduart Rroca ishte lojtari i vetëm me fantazinë e lartë që i jepte më shumë bukuri aksioneve që ndërtoheshin në elitën e futbollit shqiptar.
Por nga transferimi te Instabulspori kishte edhe dikë që përfitoi, vetë futbollisti. Rroca ka shuar edhe ata pak skeptik që mendonin se nuk i përgjigjej niveleve më të larta.
Menjëherë fitoi vendin e titullarit në skuadrën që kërkon elitën e Turqisë, duke u kthyer protagonist në golat e shënuara te Instabulspori. Në ndeshjen miqësore u zhvillua ndaj Bashakshehirit, skuadrës që fitoi vetëm pak më parë në Champions League, Rroca bëri dy asist dhe fitoi penalltinë, me Instabulsporin që ia doli në ndeshjen e prestigjit në shifrat 1-3. /Sport Ekspres/