“Më shumë zviceran apo gjerman?“, Peço përgjigjet me siguri për Abrashin: Në kokë është vetëm shqiptar

Një tjetër paraqitje fantastike kjo e sotmja për Amir Abrashin, që asnjëherë nuk e lë fushën pa djersitur plotësiht fanellën e tij. Kilometratë të tëra të përshkuara, shumë duele të fituara dhe një penallti e rrëmbyer me zotësi e bënë mesfushorin kuqezi padyshim një nga më të mirët kundër Kazakistanit.

Edhe pse i rritur në Zvicër dhe me një karrierë të gjatë në Gjermani, sërish duket se identiteti dhe mentaliteti i tij mbetet gjithnjë shqiptar. Të paktën këtë mendim ndan edhe trajneri Peço, i cili ka folur në studion e “Supersport” se e njeh Abrashin që te moshat e Grasshopërsit, por në kokën e tij ka qenë gjithnjë shqiptar.

Xhihani: “Peço se ti e njeh më mirë, Abrashi është më shumë zviceran apo gjerman në kokën e tij?”

Peço: “Po unë e kam ndjekur që herët, e kam parë te moshat e Grashopërs. Abrashi nuk është as zviceran dhe as gjerman në kokë, por është shqiptar. Nuk di të dorëzohet kurrë dhe lufton për çdo top. Ka kualitete t? mëdha dhe ësht? konstant. Madje edhe në ato raste që nuk luan mirë, i mbulon gabimet me vrapimet e shumta në fushë. Ka shumë rëndësi për Kombëtaren”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online