Intervistat/ “Unë nuk e dija, vetëm kur më thanë pas ndeshjes”, Abrashi çuditet pas Kazakistanit

0

Shqipëria ka rigjetur fitoren në Ligën e Kombeve. Ngërçi i golave tashmë ka marrë fund, teksa kuqezinjtë kanë shënuar 3 herë në portën e Kazakistanit, ndërsa këta të fundit shënuan vetëm njëherë. Me këto tre pikë të marra mbrëmjen e sotme Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja shkon më e sigurt në ndeshjen e radhës kundër Bjellorusisë, ku do të kërkojë me ngulm vendin e parë në grup. Në përfundim të 90 minutave, protagonistët e takimit kanë dhënë prononcimin e tyre për “Supersport”.

“E dinim që do të ishte një lojë e fortë, që kazakët do të futeshin fort në duele. Por ne duhej ti kundërpërgjigjeshim pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të fituar topin dhe për të krijuar aksione. Mungesa ime në ndeshjen e radhës a do të ndihet? Unë në fakt nuk e dija, vet?m kur më thanë pas ndeshjes që do të mungosh. Por Kombëtarja ka futbollistë të tjerë të mirë dhe me kualitet që do të më mbulojnë”, është shprehur Amir Abrashi./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.