Rroca: Më në fund, na pa Zoti edhe ne

Shënoi golin e fitores së madhe dhe Eduard Rroca merr frymë i qetë, sepse Luftëtari është kthyer fuqishëm, edhe pse renditja mbetet shqetësuese. Për Supersportin mesfushori komentoi fitoren në Kamëz: “Zoti vonon, por nuk harron. U shpërblyem per humbjen në fazën e parë ndaj Kamzës dhe më në fund po na kthehet pak edhe fati në favor. Punojmë shumë në stërvitje dhe bëjmë shumë mirë, por nuk po shënojmë dhe nuk e kuptojmë çfarë po na ndodh. Krijojme 10-12 raste dhe me zor shënojmë, ndërsa pësojme gol me shumë lehtësi. Duhet të punojmë shumë në këtë aspekt.

“E ardhmja? Kam folur me presidentin dhe të shohim, unë jam nën kontratë me Luftëtarin dhe nuk varet prej meje.

“Mungon Rexhinaldo? Jo, edhe vjet e vuanim mungesën e golit, sepse edhe ai gabonte raste, por vjet shënonim më lehtë dhe fati ishte me ne. Sot na ndihmoi në fund, në këndore, ndaj fati vlen shumë.

“Penalltia për Luftëtarin? Ishte e pastër, por gjithsesi nuk e paragjykoj arbitrin dhe janë momente ku duhet vendosur gjithçka në fraksion sekonde. Pas ndeshjes arbitri më kërkoi falje, më tha që në atë moment nuk i ishte dukur penallti dhe nuk e paragjykoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online