Rroca: Do e sakrifikoja Kupën për titullin, po rritemi

Eduart Rroca asistoi dhe goditi shtyllën sot në takimin që Kukësi barazoi me Teutën 2-2. Pas ndeshjes, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh: “Të jem i sinqertë nuk i pashë golat, isha në dush. Pati një tërheqje sa më thanë dhe nuk u interpretuan 20 minutat e fundit si duhet. Rezultati 2-2 është pozitiv, është edhe ndeshja e radhës”.

“Akoma nuk jam në maksimumin tim, në aspektin e harmonizimit me ekipin. Me disa kombinime sot treguam se dimë të luajmë futboll të bukur. Goli i dytë ishte i bukur. Jam i kënaqur me veten dhe uroj të arrijmë objektivat e klubit. Edhe publiku besoj se është i kënaqur me ndeshjen. Sot u pa harmonizim  më i mirë dhe po merret forma e vërtetë. Nga ndeshja në ndeshje do e tregojmë këtë”.

“Pozicioni? Në fillim luajta në dyshen e mesfushës, për shkak se me skemën ekipi po bënte mirë atë periudhe.. Pas sulmuesit jap maksimumin tim. Edhe aty ku kam luajtur më parë e bëj dhe ia kam thënë edhe trajnerit”.

“Shkurtaj xheloz kur asistoj Rexhinaldos? Jo, nuk bëhet, Kam marrëdhënie të veçantë me të dhe më komplimentoi pas ndeshjes. Edhe me Rexhinaldon kam raport të mirë. Kam qenë me të para dy vitesh te Luftëtari””

“Sakrifikim Kupës për titullin? I përkasin klubit këto vendime. Nëse do ishte për mua, do e sakrifikoja Kupën për titullin. Klubi do gjithçka, por mbetet për t’u parë se çfarë do të fitojmë në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online