Rritet vlera e kartonit të Armando Brojës, sot kërkon golin e 4 ndaj Arsenalit

Goli i fundit i Armando Brojas ndaj Brighton e ka bindur trajnerin e Southampton, Hasenhuttl ta vendosë përsëri si titullar të shtunën ndaj Arsenalit. Duke njohur problematikat e topçinjve në repartin e mbrojtjes, Armando Broja do të kërkojë të shfrytëzojë këtë mundësi për të shënuar një tjetër gol në Premier Ligë.

Shpesh herë në opinionin e gjerë, sulmuesi kuqezi është kritikuar se është një lojtar individualist dhe nuk i mbulon dot 90 minuta, megjithatë statistikat tregojnë ndryshe. Si titullar, Broja ka shënuar 3 gola në 4 ndeshje të tilla dhe do ta kërkojë ta rrisë këtë statisitikë në ndeshjen e ardhshme.

Ndërkohë edhe vlera e sulmuesit shqiptar ka njohur rritje në bazë të performancave të fundit. Kështu vlera e Brojës ka shkuar në 5.1 milionë euro nga 3 milionë euro që ishte së fundmi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online