Rregullorja e FIFA-s, ja ç’thuhet për rastin e golit të Flamurtarit

U bë shumë zhurmë sot pas ndeshjes Flamurtari-Kukësi, pati shumë tension, sepse në shtesë Zhufo nisi një kros në zonë, që përfundoi në rrjetë pa u prekur nga askush. Anësori akordoi offside, pasi Emiljano Musta ishtë në pozicion jashtë loje dhe tentoi të prekte topin, duke i shkuar shumë pranë prekjes së tij.

U bë kaos, edhe për faktin se askush nuk e dinte saktësisht a duhej anuluar ai gol, ndërsa u fol edhe për ndryshim rregulloreje dhe goli vlonjat nuk duhej anuluar, meqë Musta nuk e preku krosin e Zhufos.

Por, si është e vërteta? Për të qenë të saktë, duhet konsultuar rregullorja e FIFA-s në lidhje me pozicionin jashtë loje. Nga rregullorja, del se Musta ka shkaktuar faull, pasi ndikon direkt në shënimin e golit, duke shqetësuar mbrojtjen dhe portierin e Kukësit.

Ja ç’thuhet në rregulloren për sezonin 2017-18:

Një futbollist në pozicion jashtë loje në momentin që topin e gjuan ose e prek një shok skuadre, ndëshkohet për përfshirje aktive në aksion vetëm nëse:

  1. ndërhyn në lojë duke prekur topin
  2. ndërhyn te kundërshtari duke:
  3. duke penguar një kundërshtar që të prekë topin
  4. duke tentuar të kapë topin dhe kjo ndikon te veprimi i kundërshtarit.
  5. duke kryer një veprim të dukshëm që qartësisht pengon kundërshtarin të kapë topin.

Nëse një lojtar është në pozicion jashtë loje dhe shkon drejt topit, duke ndikuar që kundërshtari të mos e kapë ose të mos shkojë dot te topi, atëherë bëhet fjalë për një pozicion jashtë loje që duhet ndëshkuar me faull.

Marrë nga FIFA.COM

Laws of the Game 2017/18

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online