Rregull që nuk ishte dëgjuar ndonjëherë! FIFA planifikon ndryshimin drastik për Botërorin e ardhshëm, do të ketë penallti para ndeshjeve

FIFA po planifikon të revolucionarizojë futbollin. Organizata më e madhe e futbollit në botë po përgatit ndryshimin drastik për Kampionatin Botëror 2026, që mund të ketë edhe rregullin e padëgjuar ndonjëherë në historinë e futbollit. Grupet do të jenë me 3 ekipe, prandaj shanset për të përfunduar me pikë të barabarta janë të mëdha. Në këto kushte, FIFA po mendon të zhvillojë gjuajtje penalltish në çdo ndeshje, të cilat do të kenë pikë bonus për skuadrën fituese.

“Fituesi i gjuajtjes së penalltive do të marrë një pikë bonus. Madje ka një variant që penalltitë të zhvillohen përpara fillimit të çdo ndeshjeje në grupe, në mënyrë që të mos ketë marrëveshje të mundshme mes përfaqësueseve, sepse mund të vijnë në një pikë ku një rezultat i caktuar shkon në favor të të dy skuadrave dhe në këtë mënyrë eliminohet skuadra e tretë në grup”, shkruan media britanike “The Athletic”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online