“Bëtë autogol serioz, po shembni vendin tuaj“, trajneri i Belgjikës nevrikoset me mediat: Gjuetia e gossip-it qenka më e rëndësishme se paqja

Si për të mos mjaftuar paraqitjet e dobëta në fushën e lojës, Kombëtarja e Belgjikës është mbërthyer nga një valë mediatike që lidhet me marrëdhëniet mes lojtarëve. Lajmet nga ‘shoëbiz‘-i kanë nxjerrë në pah problemet që ekzistojnë brenda futbollistëve, ku mes tyre spikat raporti mes Kurtuasë dhe De Bryjnit, teksa portieri i Realit ka shkuar më parë me ish-të dashurën e yllit të Sitit.

Këto lajme kanë ndikuar negatavisht në skuadër dhe kjo dallohet në deklararën e trajnerit të Belgjikës. Roberto Martinez është shfaqur i mërzitur para mediave, të cilat i ka kritikuar që kanë vendosur të shpërndajnë lajme, që sipas tij janë të pa vërteta.

“E kemi lejuar veten të udhëhiqemi pak si shumë nga lajmet e rreme dhe kriticizmi nga bota e jashtme. Është befasuese të shohësh disa media në Belgjikë që i janë bashkuar valës së lajmeve të rreme. Gjuetia e tyre e ‘gossip‘-it duket të jetë më e rëndësishme se paqja. Tani duhet të shohim te vetet tona dhe të mos dëgjojmë shumë zhurmën që vjen nga jashtë kampit.

Nuk e di nga doli kjo histori, por si gazetar nuk do të isha marrë me të. Më shumë do të mbështesja vendin tim se sa ta shembja atë. Personi që e ka nxjerrë këtë mesazh fals në publik ishte duke parë vetëm për përfitimin e tij. Ishte një lëvizje brilante në atë kontekst, por dhe një autogol serioz për vendin”, ka deklaruar Roberto Martinez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online