Rrëfimi i Ogunxhimit: Trukimet? Nuk pashë gjë të dyshimtë!

Marvin Ogunxhimin mund ta kenë harruar shumica prej jush, pasi në futbollin shqiptar kaloi si një “hije” ashtu sikurse ka qenë e gjithë karriera e tij. Nga elita e futbollit belg në Vietnam si rezeve dhe në mes një rrugëtim plot “halle” për të, mes 10 shteteve të ndryshme ku ka luajtur për më shumë se 14 ekipe.
Në verën e viti 2016, Skënderbeu besoi se ish-sulmuesi i cili la Tajlandën mund të merrte përsipër peshën e sulmit, por që rezultoi një dështim, pasi nuk koleksionoi më shumë se 165 minuta në 6 ndeshje me juglindorët.

Tani në Vietnam 31-vjeçari nuk është se ka gjetur rehat, pasi sërish ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje si titullar. Në një intervistë për “sportmagazine.be” sulmuesi nuk ka nguruar që të flasë dhe për trukimet e shumëpërfolura në vendin e tonë, apo dhe për shqiptarë. Sulmuesi në këtë pikë e mohon që ai të kishte parë diçka të dyshimtë, ndërkohë që flet fjalë shumë pozitive për vendin tonë, sa i përket krenarisë kombëtare.

“Në Shqipëri dhe Kazakistan, disa njerëz më kanë folur për trukime të ndeshjeve apo edhe për mbledhje mes gjyqtarëve dhe kapitenëve të ekipeve. Megjithatë unë nuk kam parë ndonjëherë ndonjë gjë të dyshimtë”.

“Më duhet të theksoj se në Shqipëri krenaria kombëtare ishte e pabesueshme, janë të çmendur pas vendit të tyre. Kjo dallohet nga mënyra si flasin, si sillen dhe si e mbrojnë atë. Flamuri shqiptar është ngado, në makina e rrjete sociale. Në Perëndim kanë frikë nga diçka e tillë, por unë kam parë vetëm gjëra pozitive atje. Më pëlqente mënyra si flisnin për historinë e tyre dhe të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *