Rrëfimi i ish-kapitenit të Kosovës, Anel Rashkaj: Refuzova Shqipërinë dhe Suedinë se ëndërroja vetëm Kosovën (VIDEO)

Anel Rashkaj ka mbajtur shiritin e kapitenit te Kosova në vitet kur dardanët filluan të ecnin me hapat e parë në organizmat më të lartë të futbollit. Në një intervistë të fundit për “Radio Dukagjinin” me gazetarin e njohur në Kosovë, Besmir Topalli, Rashkaj ka rrëfyer edhe disa prapaskena në lidhje me bisedimet që ka pasur me Shqipërinë dhe Kosovën.

“Po, Shqipëria ka qenë interesuar për mua. Kur isha në moshën 17-18 vjec, kam folur dhe biseduar me Shqipërinë. Më thanë për të shkuar te U-21, kam folur edhe me Suedinë. Por në momenti që u pranua Kosova, unë mezi po e prisja dhe dëshira ime ishte e flaktë që të luaja për Kosovën. E mora këtë vendim dhe për mua ato kanë qenë momentet e paharrueshme”, tha Rashkaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online