Kupa e Shqipërisë 2023-2024/ Shorti për fazën çerekfinale do të hidhet të mërkurën në “Shtëpinë e Futbollit”

Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë shortin për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024 ditën e mërkurë më datë 31 janar, ku do të zbardhen çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni.

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të nisë në orën 11:00, ku do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Egnatia, Partizani, Vllaznia, Tirana, Teuta, Kukësi, Erzeni dhe Laçi

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë të pozicionuara në vazon e parë ndërsa Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni ndodhen në vazon e dytë.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online