Rrëfimi i gjatë i Kulibali: Napoli fiton Seria A, nuk e harroj takimin me Benitezin

Kulibali ka gjetur forcën pas atij momenti të vështirë që kaloi me Juventusin, ndërsa me autogolin e tij vendosi edhe fatin e takimit. Gjithsesi mbrojtësi i njohur është rikthyer edhe në anën psikologjike, për të dhënë më të mirën.

Në një rrëfim të gjatë për mediat italiane, Kulibali ka treguar edhe për racizmin, takimin me Benitezin, Sarrin, por edhe dëshirën për të fituar Seria A. “Racizmi ka prekur Mihajlovic, kanë fyer Insigne. Jam plotësisht i bindur se diskriminimi nuk ka të bëj me ngjyrën e lëkurës. Për mua ata njerëz që e bëjnë një gjë të tillë, janë në vargun e majmunit. Seriozisht e padurueshme gjithsesi.

E kam kaluar shumë shpejt atë autogol dhe moment të vështirë ndaj Juventusit. E kam rimarrë gjithë forcën time. Më kujtohet ajo telefonatë që më ka bërë Benitez dhe ju e njihni atë, e dini sesi mund të ketë shkuar. “Përshendetje, unë jam Rafa Benitez”. Mendova se ishte shaka e një shoku, por jo. Takimi i parë më la pa fjalë. Vendosi syzet në tavolinë dhe filloi: “Ne luajmë kështu me 11 lojtarët tanë”. Ishte çmenduri për mua dhe person i jashtëzakonshëm. Pastaj Sari që më la në stol, kur braktisa gruan shtatzanë në spital.

Kush do e fitoj skudeton? Napoli, do e marrë atë. Ne e besojmë dhe kampionati vetëm sa ka filluar”, ka thënë Kulibali. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online