Napoli ka hedhur një hap fals në kampionat. Kampionët e Serisë A janë ndalur në një barazim 2-2 nga Xhenoa. Trajneri Garsia ka sqaruar për mediat se mosaktivizimi i Rrahmanit ka ndryshuar planet e tij, duke sjellë edhe pasojat në rezultat. Kreu i pankinës së Napolit është shprehur se ka vendosur të lërë pushim Rrahmanin, pasi nuk dëshiron ta humbë në 6 ndedhjet e rëndësishme që e presin përpara.
“Qëllimi ka qenë që Rrahmani të luajë, por ai nuk ka mundur ta bëjë këtë. Ai ka dashur të luajë, por kishte rrezik të madh ta humbisnim dhe nuk mund ta humbim tani që janë gjashtë ndeshje të ngushta. Do të doja që të gjithë qendërmbrojtësit e mi të ishin gati. Ideja ishte që Natani të luante me Rrahmanin. Kur vendosëm të mos e linim Rrahmanin të luante planet ndryshuan. Tre nga katër mbrojtës nuk mund t’i ndërroja”, ka deklaruar Rudi Garsia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/