Kristian Panuçi tha se kapiten do të bëhet lojtari me më shumë ndeshje në Kombëtare dhe do të jetë Odise Roshi ai që do të mbajë shiritin e kapitenit në miqësoren me Norvegjinë. Lojtari i Ahmat Groznit në kampionatin rus tashmë shpreson që të mësohet me shiritin në krah.
“Nuk jam surprizuar, është krenari të jem kapiten i ekipit kombëtar. Është vënë një rregull, kush ka më shumë ndeshje do të jetë kapiten. Për mua ka më shumë rëndësi ndeshja e nesërme dhe më bën të jem modest. Sa herë më është dhënë mundësia kam dhënë 110% në stërvitje dhe në ndeshje. PSe jo, ta mbaj gjithmonë.”
Norvegjia – “Kemi zhvilluar stërvitje me intensitet të lartë, jemi fokusuar te detyrat e trajnerit, të cilat duhet t’i zbatojmë 100%. Jemi një grup shumë i mirë, Norvegjia është ekip simpatik, ka lojtarë agresivë që sulmojnë. Atmosfera te ne është shumë e mirë dhe duhet të japim gjithcka për të fituar. Është përballje mes të barabartësh. Për mua është më mirë loja e sulmit. Që të fitosh duhet të mbrosh. Të rinjtë kanë cilësi dhe do ta thosha se janë zgjedhjet e duhura.”
Gavazaj dhe Abazaj shtojnë rivalitetin: “Janë dy talente me shumë cilësi, konkurrenca është shumë e mirë për mua se më nxit.”