Ronaldo: Uroj që titullin ta fitojë Napoli

Fenomeni Ronaldo nuk e harron të shkuarën. Nga Londra, i ftuar një një event organizuar nga Nike, Ronaldo ka folur për Sky Sport24, duke prekur tema të ndryshme nga futbolli italian, duke nisur nga gara për titull mes Juves e Napolit: “Kam shumë respekt për Juventusin dhe tifozët e vet, por si interist që jam, për mua është më mirë që titullin ta fitojë dikush tjetër. Shpresoj Napoli”.

REALI – Tek Interi shqetësohen shumë për të ardhmen e kapitenit Mauro Ikardi: “Nuk marr vesh nga merkatoja, ndaj nuk mund të jap këshilla. Shumë klube e duan, edhe Reali, që është ëndrra e çdo futbollisti… Megjithatë, besoj se është mirë tek Interi. Unë kam qenë i lumtur gjatë gjithë periudhës sime si zikaltër, edhe pse vuajta nga dëmtimet”.

SPALETI – Ronaldo është optimist për pjesën e dytë sezonale të Interit: “Po ecte gjithçka mirë deri para pak javësh, isha super i kënaqur…. Është bërë një hap i madh krahasuar me vitin e shkuar, edhe pse tani skuadra është në vështirësi. Interi do ta marrë veten dhe do ta mbyllë shumë mirë, thjesht Spaletit i duhet kohë”.

GATUZO DHE DI BIAXHIO – “Di Biaxhio është i zoti, merr vesh shumë nga futbolli, ka qenë gjithë jetën në Kombëtare. Është një bast i mirë për Italinë. Gatuzo? Është rritur te Milani, e njeh gjithë historinë e klubit dhe ka mënyrën e tij për të motivuar një skuadër të rëndësishme për çdo futbollist. U uroj të dyve më të mirën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online