Përplasja në kalendar, Partizani mund të shtyjë ndeshjen e kupës

Ende nuk është zyrtarizuar, por pritet që Partizani-Laçi të luhet ditën e diel dhe në Kupë me Flamurtarin të luhet të enjten. Vetëm kjo lëvizje do qetësonte Starovën

Te Partizani titulli kampion është larg, por edhe “titulli” i Gaz Demit, kompleksi, duke larg. Këtë fundjavë nis faza e tretë e kampionatit dhe duhen bërë bisedime pafund për të përcaktuar një datë të ndeshjes dhe se ku do të zhvillohet. Duke qenë se edhe Tirana luan brenda, “Selman Stërmasi” nuk duhet keqtrajtuar, ndaj bardheblutë do të luajnë të premten dhe për të kuqtë për të luajtur aty duhet të presin deri të dielën. Vërtetë presidenti Halili i ka hapur dyert Partizanit, por nuk mund të lejojë të luhen dy ndeshje për dy ditë, sidomos me këto kushte atmosferike, shto këtu edhe faktin që Partizani do të luajë në mesjavë edhe ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Ende nuk ka një zyrtarizim se kur do të luhet sfida Partizani-Laçi, por sot pritet që të konfirmohet që ky takim të luhet ditën e diel. Është e vetmja zgjidhje për të luajtur në kryeqytet. Sigurisht për stafin teknik ka një problem, pasi i ka nisur përgatitjet dhe e ka bërë planin stërvitor, duke përllogaritur të shtunën si ditën kur do të luhet kundër kurbinasve.

NDESHJA E KUPËS
“Kryesorja është Kupa, ndërsa tjetra nuk nxitoj të them, por duhet të fitojmë më shumë se kundërshtarët”, këto ishin fjalët e Sulejman Starovës kur u rikthye në krye të Partizanin me përfundimin e fazës së parë të kampionatit. Ky kompeticion dëshirohet nga të kuqtë dhe janë ende në garë. Në mesjavë luhet çerekfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin dhe duhet përmbysur humbja 1-0 e pësuar në ndeshjen e parë në Vlorë. Duke parë që ndeshja e kampionatit me Laçin pritet të zhvillohet të dielën, trajneri Starova pret që përballja me vlonjatët të shtyhet për të enjten, ndryshe dy ekipet do të përballeshin në kushte jo të barabarta, pasi Flamurtari ndeshjen e kampionatit e luan nesër kundër Skënderbeut dhe do të kishte mundësinë të pushonte dy ditë më shumë. Duke qenë se kalendari këtë periudhë ka qenë i ngjeshur, është e domosdoshme për Partizanin që edhe ndeshja e Kupës të shtyhet. Ende nuk ka gjë zyrtare, por sot pritet të vendoset gjithçka, pasi duhet gjetur edhe gjuha e përbashkët mes klubeve. Veç përballjes Partizani-Flamurtari, edhe Luftëtari-Laçi e Kupës mund të zhvendoset për t’u luajtur ditën e enjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online