Ronaldo tek Juventus, ja rekordet që mund të thyejë

Në Itali të gjithë po bëhen gati për të parë Kristiano Ronaldon në fushën e blertë. Portugezi është një nga lojtarët më të mëdhenj në planet dhe me shumë interes pritet performanca e tij në Seria A. Është kampionati i katërt që portugezi do të provojë, pasi në të shkuarën është aktivizuar në Portugali, Angli dhe së fundmi në Spanjë.

Edhe pse është 33 vjeç, Ronaldo mund të thyej të tjerë rekorde, pas transferimit në Itali. Ne po ju sjellim disa prej tyre.

– Ronaldo mund bëhet i pari lojtarë i cili mund të fitojë Premier Leaguen, La Ligen dhe Seria A. Është diçka krejtësisht e mundur, pasi Juventus është “diktator” në Itali dhe me 33-vjeçarin në skuadër është rritur akoma dhe më shumë cilësia e tyre.

– CR7 mund të jetë i pari futbollist që fiton Champions Leaguen me tre skuadra të ndryshme. Fiksim i Juventusit është trofeu më i madh në kontinent për klube dhe me portugezin është i arritshëm. Në të shkuarën Ronaldo e ka fituar një herë këtë trofe me Mançester Junajtin dhe katër herë me Real Madridin.

– Sulmuesi në fjalë mund të fitojë 6 Kupa Europe. Ronaldo mund të varë në qafë medaljen e tij të gjashtë të Championsit nëse triumfon dhe me Juven në këtë event, çka do të ishte një rekord i mahnitshëm.

– Ish-lojtari i Real Madrid ka marrë 5 Topa të Artë, por në Itali ai ka të gjithë potencialin për të bërë mirë për të qenë sërish kandidat për të fituar për të gjashtën herë trofeun më prestigjioz individual. Askush nuk e ka arritur një shifër të tillë.

– Në Itali do të jetë më e vështirë për të shënuar për Ronaldon pasi do të ketë një mbrojtje më të rreptë, megjithatë nuk është e pamundur për të që të marrë dhe një herë tjetër Këpucën e Artë të Europës, për të gjashtë herë. E ka arritur Toti duke luajtur në Seria A, ndaj e arritshme është dhe për CR7-ën.

– Të gjithë presin shumë prej portugezit, i cili konsiderohet si një makineri golash. Numri më i lartë i golave sezonal është 36, i regjistruar nga Higuain. Nuk do të jetë e lehtë, por në 3 raste Ronaldo e ka kaluar këtë shifër dhe ka mundësinë për ta thyer dhe këtë rekord, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.

– Shënuesi më i mirë në historinë e Juves në një sezon të vetëm është Ferenc Herzer me 35 gola, por Ronaldo mund ta kalojë të dytin në listë, pasi bëhet fjalë për golat në të gjitha komepticionet, duke përfshirë këtu kampionatin, Kupën dhe ndeshjet ndërkombëtare. Portugezi e ka potencialin për ta arritur shifrën e 35 golave sezonal.

– Nëse Ronaldo do të arrijë që të dalë shënuesi më i mirë edhe në Itali, atëherë do të bëhej lojtari i parë që do të merrte këtë status në tre nga kampionatet më prestigjiozë ne Europë, pasi ka qenë shënuesi më i mirë në Angli me Junajtin dhe për disa sezone me Realin në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online