Ronaldo te Juventusi? Perez hidhet “all in” në merkato!

Reali hidhet në kundërsulm. “Galaktikët” nuk kanë pritur aspak mirë sjelljen e Kristiano Ronaldos dhe situatën ku i ka vendosur, por Florentino Perez është gati që të reagojë, për të treguar se “blancos” mbeten ende klubi më i pushtetshëm në botë.

Kështu, në listën e merkatos së Realit kanë përfunduar emra të mëdhenj, mes tyre një objektiv i “Zonjës”, Milinkoviç-Saviç. Sipas medieve spanjolle, Reali mund të ofrojë 130 mln euro që të bindë Klaudio Lotiton të lëshojë talentin serb.

Më pas, Perez do të kërkojë portierin e Romës, Alison, për të cilin ka gati 60 milionë euro. Në fund, zëvendësuesi i Kristiano Ronaldos, ku i preferuari mbetet Nejmar, edhe pse do të jetë shumë e vështirë, bashkë me Mbape, që PSG të lëshojë kaq lehtë dy talentet e saj. Herri Kejn, protagonisti i madh me Anglinë në Botëror, një tjetër profil, pa harruar në këtë mes edhe Eden Hazardin e Çelsit dhe Robert Levandovskin e Bajernit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online