Ronaldo ndodhet në Greqi, i telefon mikut të tij: Eja me mua te Juventusi!

Kristiano Ronaldo dhe Juventusi janë më pranë se kurrë, edhe pse këtë fundjavë mund të mos ketë ende asnjë zhvillim apo zyrtarizim… Ronaldo ndodhet me pushime në Greqi dhe, madje, ka gati helikopterin për t’u nisur drejt Torinos, sapo Florentino Perez dhe Mendesh të shtrëngojnë duart, për “dritën jeshile”.

Risultati immagini per ronaldo marcelo

Deri tani, Perez ende nuk është bindur për shifrën 100 mln euro, teksa pret që Juventusi ta rrisë edhe më shumë duke shkuar 150 mln euro, por bardhezinjtë, në anën tjetër, nuk duan ta rrisin. Kjo pasi, sipas “Don Balon”, Mançester Junajtidi dhe PSG janë tërhequr nga gara, duke lënë vetëm “Zonjën” si pretendente, që ka akord me CR7 që prej ditës së martë, sipas shtypit spanjoll.

Risultati immagini per mendes florentino perez

Ndërkohë, lajmi i fundit i bujshëm ka të bëjë me një tjetër lojtar të madh. Ronaldo duket se i ka telefonuar mikut të tij të ngushtë te Reali, Marselo, duke i thënë “eja me mua te Juventusi”. Një hipotezë deri tani, por që nuk është kaq e pamundur, në rast se Aleks Sandro do të shitet te Mançester Junajtidi. Juventusi mund të bëjë një tentativë të dyfishtë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online